Can Yaman flet për origjinën Shqiptare: Në familjen time flasin shqip

Posted 2019/07/28 0

Aktor i famshëm turk me prejardhje shqiptare, Can Yaman i cili është i angazhuar si protagonistë në serialin e shumëshikuar “Erkenci Kus”, ka dhënë një intervistë për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”.

Yaman ka folur për origjinën e tij shqiptare.

Ai ka treguar se ka familjarë që dinë dhe flasin gjuhën shqipe, mirëpo Can nuk e ka mësuar.

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina.

Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip.

Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin gjithmonë shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinë shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnin shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im.

Ai ka lindur në Prishtinë. Janë pesë vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe disa vende tjera, qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja vetëm italisht”, ka shpjeguar aktori Can Yaman.

MË TË LEXUARAT