Ogulcan Engin jep deklaratën publike për lidhjen me Ebru Sahin

Posted 2020/01/19 0

Si çdo personazh tjetë publik, edhe Ebru Sahin nuk u ka shpëtuar dot thashethemeve për ndonjë lidhje të mundshme. Është normale tashmë që ata ndiqen dhe monitorohen në çdo kohë e dalje të tyre. Interesi i publikut i shtyn jo vetëm fotografët, por edhe gazetarët që shpesh të zmadhojnë çdo gjë lidhur me to, për të përfituar klikimet dhe audiencën e synuar.

Ogulcan Engin është dyshuar si partner i Ebru Sahin dhe nuk vonoi shumë të prononcohej vetë lidhur me këtë çështje. Ai ka mohur publikisht çdo fjalë që flitet për një lidhje më tepër se shoqërore ndërmjet tyre.
“Ebru është një nga miket e mia më të mira dhe nuk më pëlqen kur njerëzit e deformojnë të vërtetën. Unë nuk kam përse të jap shpjegime, por nuk e pëlqej aspak kur shoh teksa flitet për gjëra që nuk janë aspak të vërteta!”