Tolgahan lë turqishten pas dore, vazhdon të flasë dhe komentojë shqip në fotot e Almedës

Posted 2019/10/15 0

Almeda Abazi dhe Tolghan janë një çift i njohur tashmë për të gjithë publikun shqiptarë. Ata së fundmi janë bërë prindër dhe duket se po e shijojnë shumë ardhjen e fëmijës së tyre. Almeda e është dedikuar plotësisht duke kaluar me të një pjesë të madhe të kohës, ndërsa Tolga edhe pse në kohë më i kufizuar nuk nguron ta shprehë herë pas here publikisht dashurinë e madhe për të birin dhe Almedën.

Ata nuk janë treguar aspak mbrojtës dhe diskret me fotot e djalit, duke publikuar shpesh foto nga përditshmëria.

Dje, Almeda publikoi një foto shumë të ëmbël në Instagram, por na duhet ta pranojmë se vëmendjen e të gjithë shqiptarëve e mori Tolga.

“Të dua shumë” ishte komenti që aktori kishte lënë në foton e partneres së tij duke marrë jo pak pëlqime dhe përgjigje. Nuk vonoi edhe përgjigja e Almedës duke i thënë se edhe ata e duan shumë atë, duke e kthyer këtë fotografi në një shembull perfekt të familjes ideale.

Tolgahan lë turqishten pas dore, vazhdon të flasë dhe komentojë shqip në fotot e Almedës